-6.2 C
Skopje

Selami: Informacionet për përqindjet në baza etnike nga regjistrimi, janë dashakeqe

Informacionet se sa përqind të popullsisë e përbëjnë shqiptarët, bullgarët dhe etnitetet tjera, janë manipulim mediatik dhe kanë qëllime dashakeqe, vlerëson zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami.Thotë se duhet t’u besohet vetëm informacioneve që si burim kanë EShS-në dhe gjithçka tjetër jashtë saj, është manipulim mediatik dhe politik në prag të fushatën zgjedhore.“Gjithçka çfarë del si lajm gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet procesi i regjistrimit dhe që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik, si manipulim për qëllim ditor, si manipulim për qëllime politike aq më tepër që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet kjo”, tha Selami në ngjarjen në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”.Shtoi se të dhënat nga regjistrimi do të përpunohen brenda gjashtë muajve nga përfundimi i procesit.“Ne i mbledhim të dhënat, i grumbullojmë të dhënat dhe ato do të jepen si rezultat pasi të mbarojë regjistrimi. Regjistrimi mbaron më 30 shtator dhe pas kësaj kemi periudhë prej 6 muajsh që t’i përpunojmë të dhënat dhe t’i shpallim të dhëna. Gjithçka jashtë kësaj llogariteni si qëllim dashakeq”, tha Selami

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...