9.8 C
Skopje

Qeveria: Investimet e reja në energjetikë e konfirmojnë agjendën e gjelbër të Qeverisë

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 106-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave. Për vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, zëdhënësit informuan se Qeveria përcaktoi si strategjike dy projekte investuese.

Bëhet fjalë për projektin investues të Shoqatës për “EFT Solar” për termocentral elektrik diellor dhe të Shoqatës “Park i erës – Virovi” për elektranën e erës “Virovi” që i plotësojnë kushtet nga Ligji për investime strategjike dhe me këto vendime ato kualifikohen për nxjerrjen e garancisë bankare, që u nevojitet për mbyllje të tërësishme të procedurës për investime strategjike të përcaktuara me Ligj.

Zëdhënësit kumtuan se Qeveria e përcaktoi edhe tekstin e Propozim-ligjit për garanci shtetërore për detyrimet pas Marrëveshjes për huamarrje për financim të projektit të SHA “ESM” për tranzicion në fotovoltaik diellor, që do të realizohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.Vlera e përgjithshme e projektit është 25 milionë euro dhe do të ketë efekt pozitiv në ambientin jetësor, sepse me lëshimin në përdorim të elektranave fotovoltaike “Osllome 2”, me fuqi prej 10 MW dhe “Bitolla” me fuqi prej 20 MW, do të ulet prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet, me të cilën nuk do të ketë ndikim të dëmshëm në ambientin jetësor.

Ata theksuan se ky investim do të kontribuojë për punësime të reja, që pozitivisht do të ndikojë në aspektin social në këto dy rajone, ku është planifikuar ndërtimi i dy elektranave fotovoltaike.Zëdhënësit informuan se Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet nesër në Shkup më 16 shtator.“Ky informacion vjen si rezultat i angazhimit të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të dy Qeverive. Mbajtja e seancës së përbashkët me Republikën e Kosovës konfirmon vazhdimësinë e raporteve të mira ndërfqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të tilla janë mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje.Përfitimet nga këto takime janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe bizneseve nga të dyja palë, projekte me interes të ndërsjellë, bashkëpunim më i mirë ndërkufitar dhe kështu me radhë. Në mbledhjen e përbashkët qeveritare do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përkatësisht memorandume, me të cilat do të thellohet dhe do të përforcohet bashkëpunimi mes dy vendeve”, theksuan zëdhënësit.

Marrëveshjet, përkatësisht memorandumet janë nga fusha e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe të tjera.Zëdhënësit kumtuan se në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të realizohet online deri më 20 shtator.Zëdhënësit informuan se Regjistrimi i popullsisë po zbatohet pa pengesë dhe me intensitet të fuqishëm, ndërsa përfshirë ditën e djeshme deri në orën 20:00 janë regjistruar 618.120 persona.

“Qytetarët janë partneri më i rëndësishëm në proces dhe prandaj Qeveria e përshëndet qasjen pozitive dhe dyert e hapura të regjistruesve. Secili qytetar do të regjistrohet ku zakonisht jeton, pavarësisht nga letërnjoftimi. Gjatë tërë procesit të regjistrimit çdo qytetar ka të drejtë të ketë kontroll në të dhënat që regjistruesi i vendos. Dinamika momentale dhe bashkëpunimi me qytetarët janë konfirmim se Regjistrimi i popullsisë do të përfundohet në afatin e paraparë, deri më 30 shtator”, theksuan zëdhënësit.

Në pyetjen gazetareske për vendimin qeveritar për “dita e diel ditë jo pune” nga muaji tetor, zëdhënësit theksuan se Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune me të cilin parashihet dita e diel të jetë ditë pushimi, akoma nuk është vendosur në rend dite të Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale.“Qeveria pret që kjo zgjidhje ligjore shpejtë do të kalojë në komisionin amë, në përputhje me procedurat parlamentare, të paraqiten para deputetëve në një seancë plenare të kuvendit. Apelojmë deri te të gjithë deputetët si nga qeveria ashtu edhe nga opozita ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore sepse është në interes të qytetarëve në vendin tonë”, theksuan zëdhënësit.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...