9.8 C
Skopje

Downing Street konfirmon se Boris Johnson do të riorganizojë kabinetin e tij

Një riorganizim i kabinetit qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndodhë këtë pasdite, ka konfirmuar Downing Street.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, mes spekulimeve intensive se cilët ministra do të humbasin vendet e punës, “Numri 10” thotë se ndryshimet do të ndihmojnë vendin ‘të rindërtohet më mirë’.

Dhe në këtë drejtim, kuptohet se ai do të bëjë një numër takimesh të reja në orët e ardhshme.

“Kryeministri sot do të bëjë një riorganizim për të krijuar një ekip të fortë dhe të bashkuar për t’u rimëkëmbur më mirë nga pandemia”, ka thënë një burim.

Lajmi u njoftua pasi Johnson u shfaq në Commons për sesionin javor të Pyetjeve të Kryeministrit.

Prania e tij në parlament mund ta lejojë atë të shkarkojë ministrat në zyrën e tij private, larg kamerave në Downing Street.

Shkalla e riorganizimit mbetet e paqartë, por mund të jetë e gjerë – me ministrat e lartë që ka të ngjarë të humbasin vendet e punës ose të zhvendosen.

Në javët e fundit, thashethemet janë përqendruar në të ardhmen e ministrave, përfshirë Dominic Raab, Priti Patel dhe Gavin Williamson.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...