9.8 C
Skopje

Busquests mendon se edhe pa Messi-n Barça mund ta fitojë LK

Sergio Busquets e pranon se largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte një tronditje, por ai është i bindur se gjiganti i La Ligës mund të garojë për lavdi në Ligën e Kampionëve edhe pa ikonën argjentinase.

Messi u largua nga Camp Nou si lojtar i lirë në verë dhe iu bashkuar Paris Saint-Germainit, klubit që shprehu gatishmërinë më të madhe për ta pasur atë në radhët e veta, raporton Gazeta Express.

Humbja e Barçës ka qenë përfitimi i parisienëve, por Busquets dëshiron t’i shohë të gjithë në Katalonjë duke ecur përpara dhe duke e gjetur një mënyrë për të fituar ndonjë trofe të madh edhe pas Messin.

Busquets tha të hënën se kishte mbetur i tronditur nga largimi i legjendës së klubit.

“Ishte tronditje për gjithçka që Leo i dha Barçës dhe personalisht mua”, tha Busquets.

“Ishin emocione që ishte vështirë t’i kapërdijë, por ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë tregimin. Ne jemi në fillim të sezonit dhe duhet të mësohemi të luajmë pa Leon”, theksoi ai.

I pyetur nëse Barça mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Messin, Busquets shtoi: “Çdo gjë mund të ndodhë në futboll. Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar edhe pse nuk ishte favorite”.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...