3.8 C
Skopje

Reali i fortë për Celta-n, Benzema shënoi tre golësh

Real Madrid ka marrë një fitore që përkundër rëndësisë së pikëve, del të jetë e rëndësishme për mentalitetin e skuadrës.

‘Los Blancos’ kanë shënuar një fitore me rezultatin 5:2, edhe pse dy herë gjatë ndeshjes ishin në disavantazh, shkruan Periskopi.

Celta Vigo zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e 4’ të takimit, me anë të Santi Mina, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen madrilene.

Karim Benzema reagoi 20 minuta më vonë për të rikthyer balancet në rezultat, por Cervi i Celtas shënoi përsëri për të kthyer epërsinë e mysafirëve, të cilët në pauzë shkuan me epërsi 1:2.

Në pjesën e dytë, Ancelotti pati ide të tjera që nuk kapeshin nga Celta. Real Madrid shënoi qysh në minutën e 47’ me Benzema për të barazuar në 2:2, kurse Vinicius JR përmbysi rezultatin në 3:2, që njëkohësisht ishte epërsia e parë e Realit në këtë ndeshje.

Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Eduardo Camavinga, i cili ndonëse luajti pak, arriti të shënonte gol në minutën e 72’, për të bërë më të mirë debutimin e tij.

Karim Benzema kompletoi het trikun e tij në minutën e 87’ të takimit kur shënoi nga penalltia që u fitua nga Vinicius.

Reali tashmë numëron 10 pikë në krye të tabelës, kurse Celta Vigo mbetet me vetëm një pikë të fituar. /Periskopi/

TË FUNDIT

Zejdi: Nisma për rrëzimin e Qeverisë ishte aventurë e keqe politike

–Konsideroj se ishte aventurë e keqe politike gjithë ajo nismë për rrëzimin e Qeverisë, kështu e komentoi fillimisht deputeti i Alternativës sonte në ClickPlus...

Nënkryetar i Parlamentit? Zejdi në Click plus: Do të diskutohet brenda deputetëve tanë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd në ClickPlus në TV21 tha se Alternativa do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit, por që sipas tij ende...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi – Zejdi sonte në emisionin Click Plus në TV 21 tha se në Aleanca për Shqiptarët ia panë hajrin...

Sela thotë se Alternativa nuk ka të drejtë në pushtetin lokal

Pas gjithë asaj që ndodhi me ish-partnerin ë koalicionit të Alenacës, Alternativën, kryetari i ASH ka thënë se tanimë në pushtetin lokal dhe në...

Sela: Kemi rënje të votave, nëse ma kërkojnë dorëheqjen e pranoj

Ziadin Sela ka pranuar se kanë rënje të votave në këto zgjedhje lokale. “Ne si parti kemi rënje të votave dhe këtë nuk mund ta...