9.8 C
Skopje

BDI: Persona profesional dhe kredibil do t’i prijnë listave për këshilltar komunal

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në afatin ligjor ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojmë në gjithsej 19 komuna. Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat tona përbëhen me emra eminent nga shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshëm në sfera të ndryshme. Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë bartëse të Listave për në Këshillë komunal do të jenë nga gjinia femërore. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të
jetë fituese apsolute në zgjedhjet e ardhshme lokale me ç’rast në fokus do të ketë realizimin e programit parazgjedhor që ka për qëllim të përmirësimit të standardit të qytetarëve”, thonë nga BDI./TV21

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Përgjithmonë në zemrat tona miku jonë i madh (Foto)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook...

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia t’i bashkohet qeverisë

Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë...

Grubi: I paharruar përjetë kujtimi për bashkëqytetarët tanë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dha marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka qenë i pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e...

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t'iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të...

Zanetti: Ai meriton gjithçka

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam...