-7.2 C
Skopje

Arifi: Asnjëherë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit

“Në ditët e kaluara të gjithë u tronditëm thellë për viktimat e tragjedisë së tmerrshme të mbrëmjes së 8 shtatorit, dhe të gjithë jemi ende në zi. Të gjithë jemi të pikëlluar për ata që humbën jetën, dhe sot të gjithë qëndrojmë pranë familjeve në këto ditë të errëta dhe ml të dhimbshme në historinë e Tetovës”, ka shkruar kryetarja Arifi në Facebook.

Por edhe tani, kur gjithçka shfaqet e errët dhe e trishtë, ne nuk duhet të harrojmë dritën. Drita e 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve, infermierëve dhe qytetarëve guximtarë, të cilët ndihmuan në evakuimin e këtyre pacientëve nga ky ferr zjarri. Dhe zjarrfikësit, të cilët e shuan zjarrin shpejt dhe në mënyrë profesionale dhe kështu parandaluan rrezikun për edhe më shumë njerëz. Dhe policia jonë që siguroi vendin dhe mbajti rendin në një situatë të ndjeshme dhe të rrezikshme bashkë me forcat e armatës. Dhe gjithashtu dua të përmend edhe Bashkësinë Fetare Islame dhe të gjithë ata që qëndruan pranë familjeve, dhe akoma i mbështesin për të kapërcyer sa më lehtë këtë tragjedi.

Guximi, profesionalizmi dhe solidariteti juaj na japin shpresë dhe dritë në këto ditë të errëta. Sot është dita juaj e nderit. Dua t’ju falënderoj nga zemra në emër të të mbijetuarve, por edhe në emër të gjithë qytetit tonë. Unë e di se në këto pak ditë, ne nuk mund të identifikonim të gjithë ata që ndihmuan dhe jo të gjithë janë këtu sot, por mirënjohja jonë është për të gjithë ata që kontribuan që kjo tragjedi të mos përkeqësohej.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por gjithashtu do t’i kujtojmë gjithmonë veprat e të gjithë juve që ndihmuat dhe nuk kursyet veten në këtë tragjedi. Tetova dhe i gjithë kombi është krenar me JU!

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...