3.8 C
Skopje

Shtrenjtohet çmimi i bukës në Maqedoni

Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë.

Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi.

“Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani së fundmi edhe buka, kjo është e patolerueshme”, shprehet një qytetar.

“Vërtet është e papërballueshme, nuk mundet të shtrenjtohen të gjitha gjërat e vetëm rroga të mbet e njëjta. Jemi dëshmitarë se çdo ditë po përballemi me çmime të reja. Por kjo me bukën është kulmi”, tha një tjetër qytetar.

Alsat, ka kontaktuar me Shoqatën e Mullistëve, por nga atje nuk deshën të komentojnë shtrenjtimet e fundit, nën arsyetimin se kreu i kësaj shoqate është në pushim vjetor.

TË FUNDIT

Bilalli pas humbjes në rrethin e parë, hedh akuza për blerje votash

Në emisionin Programi 200 në Alsat M ku të ftuar ishin Teuta Arifi dhe Bilall Kasami, u ashpërsua kandidati i Lëvizjes Besa duke i...

Teuta Arifi në “200: Jostabilitetin e tij politik dhe prapavijat Kasami i ka dëshmuar me kohë

Kandidatja e BDI-së për komunën  e Tetovës në debatin për fushatën zgjedhor në emisionin 200 ka theksuar se ka punuar fort me pushetin për...

Bilall Kasami shfaqet shumë i mllefosur, thekson se ua dëshiron të keqen tetovarëve

Sonte në Alsat M më saktësisht në Programin 200 ishin të pranishëm kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i L. BESA, Bilall Kasami. Kasami...

Menduh Thaçi: Koalicioni tregoi rezultat të mirë në këto zgjedhje, mbi 100 mijë vota kundër opozitës

Sonte në revistën debativ “Click Plus” në TV21, i ftuar është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai thotë se koalicioni ka treguar rezultat të...

Kasami shuplakë qytetarëve: Çdo i dyti në Tetovë ndërton pa leje

Sonte në Alsat M në programin 200 ku të ftuar ishin Teuta Arifi dhe kandidati për kryetar të Tetovës Bilall Kasami, ky i fundit...