0.8 C
Skopje

Gruevski ngushëllon tetovarët: Dhimbje e madhe, duhet hetim të pavarur

Nëpërmjet një statusi në Facebook për tragjedinë e Tetovës ka reaguar edhe ish kryeminstri Nikolla Gruevski, shkruna Nmk-post. Ai fillimisht u shpreh ngushëllime familjarëve ndërsa nga institucionet kërkon hetim të pavarur.

Ja reagimi i plotë i Gruevskit:

“Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta për familjet e atyre që u humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në Spitalin Kovid në Tetovë. Humbja e të dashurve në familje është e pariparueshme dhe nuk ka fjalë të mjaftueshme ngushëllimi.

Dhimbja është më e madhe kur mendoni për rrethanat në të cilat të dashurit e tyre humbën jetën në një mënyrë shumë të dhimbshme pikërisht aty ku ata prisnin të shpëtoheshin. Eshte një tragjedi e vërtetë që këta njerëz prej vitesh kanë lënë një pjesë të të ardhurave të tyre për sigurimin shëndetësor dhe gjithçka që do të thotë siguri e jetës së tyre kur të vijnë kohë të vështira, dhe tani, për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjshmërisë së dikujt, ata janë djegur në flakë.
Duhet të ketë përgjegjësi, hetim të pavarur dhe procedurë të përgjithshme.
Pyetjet rreth papërgjegjshmërisë së përhapur që prodhon kaq shpesh skandale dhe tragjedi, për injorancën, joprofesionalizmin dhe sundimin e mediokrit mbi më të përparuarit në shoqëri janë tema për diskutim më të gjerë dhe shkak për ndryshime të thella në shoqëri, por sot nuk është koha për këtë dite e trishte”, ka shkruar ish kryeministri Gruevski.

TË FUNDIT

RMV me Qeveri të re / Kovaçevski kryeministër, Grubi zëvendëskryeministër i parë

Në KUvendin e Maqedonisë së Verut është zgjedhur Qeveria e re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre 62...

Arbër Ademi replikë Ziadin Selës: Nuk mund ta mposhtni Ali Ahmetin, jeni humbës në çdo cikël zgjedhor

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi ka replikuar kundër Ziadin Selës duke i thënë se ai duhet të kërkojë përgjegjësi për dështimin...

Vjollca Ademi replikë Ilire Dautit: A ndjeheni mirë që partneri juaj Apasievi nuk ju lejon të flisni shqip?

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi: BDI gjithmonë punon në përmirësimin e pozitës së gruas

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet...

Vjollca Ademi ia përplas në fytyrë Ilire Dautit: Nuk keni kredibilitet të flisni, nga 80 mijë vota mbetët me 40 mijë

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm...